Kuvendi i Komunës së Ferizajt mori një sërë vendimesh të rëndësishme

Këtë të premte Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi   ka mbajtur mbledhjen e katërt të kuvendit. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale. Para anëtareve të Kuvendit, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, ka bërë propozim-vendimi për daljen në konsultim publik të draft-planit komunal për ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe ri-integrimin e të huajve në Komunën e Ferizajt për vitin 2023-2025. E nga ana tjetër Sabri Murseli drejtor i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, ka bërë propozim-vendimin për këmbimin e ngastrës kadastrale 3148 -0 ZK në Ferizaj pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 2769-0 ZK në Ferizaj pronë e Komunës së Ferizajt. Drejtori Murseli, pati edhe disa propozim-vendime për këmbimin e disa ngastrave kadastrale në Neredime të Ulët. Të gjitha këto pika të rendit të ditës, janë votuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: FSK është dëshmia e tolerancës dhe e bashkëveprimit institucional

Në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt tryeza e rrumbullakët me pjesëtarët e FSK-së …