leoni

Kuvendi i Komunës së Ferizajt vendosi që të bëhet publike lista e pronave për dhënien në shfrytëzim për vitin e ardhshëm

Është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt e kryesuar nga kryesuesi Xhavit Zariqi, ndërsa kanë marrë pjesë edhe Drejtorët e Drejtorive Komunale, si dhe anëtarët e kuvendit.

Në këtë mbledhje drejtoresha e drejtorisë së Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim-vendimin për faljen e qirave për lokalin në rrugën “Ramadan Rexhepi” në pronësi të komunës, por edhe për raportin financiar për periudhën janar-shtator të këtij viti. Për këto pika të rendit të ditës, pati diskutime si nga ana e pozitës, por edhe e opozitës, por me shumicë votash kjo pikë e rendit të ditës kaloi.

Po në këtë mbledhje debat të gjatë pati edhe Strategjinë e Zhvillimit dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e Ferizajt 2024-2029 dhe Planin e Veprimit Rinor 2024-2027.

Ndërsa drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për publikimin e listës së pronave të Komunës së Ferizajt për dhënien në shfrytëzim për vitin 2025. Ai ka bërë edhe propozim-vendimin për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 706-0 Z,K Lloshkobare, pronë e Komunës së Ferizajt , me pjesën e ngastrës kadastrale 7-5-3 dhe 705-04 Z.K Lloshkobare pronë private.

Poashtu drejtori Murseli, bëri edhe propozim-vendimin për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 992-0 Z.K Talinovc i Muhaxherëve, pronë e Komunës së Ferizajt, me ngastrën kadastrale 376-1 dhe 378-3 Z.K Nerodime e Ulët, pronë e Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …