Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit, mbanë mbledhje të jashtëzakonshme me vetëm një pike të rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi i gjendjes rreth koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit.

Lidhur me gjendjen rreth koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit para këshilltarëve raportoi Kryetari i Komunës Rufki Suma. Kryetari Suma tha se Komuna e Hanit te Elezit me marrjen e Vendimit për shpalljen emergjente të shëndetit publik dhe Vendimeve para shpalljes së gjendjes emergjente nga Qeveria e Kosovës është duke i respektuar në vazhdimësi të gjitha Vendimet që dalin nga Qeveria e Republikës se Kosovës, Ministria e Shëndetësie dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. Është emëruar Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Covid -19 për Komunën e Hanit te Elezit, me akterët relevant për menaxhim të situatës ku janë përfshirë: DSHMS,QKMF, QPS, Inspektorja Sanitare dhe e Mjedisit, DKA, DSHPE, Stacioni policor, Policia Kufitare, Policia e Vijës se Gjelbër, Përfaqësuesi i bizneseve, Bashkësia Islame, KVRL, shtab i cili kryesohet nga Kryetari i Komunës. Komuna po vazhdon të shërbej për qytetarët e saj por ka reduktuar dukshëm stafin administrative në dhënien e shërbimeve. Punëtorët e administratës komunale janë të pajisur me material apo pajisje personale për mbrojtje nga Covid-19. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka kujdestaruar 24 orë ne pikën kufitare të qarkullimit të udhëtareve dhe në pikën doganore të qarkullimit të mallrave me 3 ekipe, ku për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe QO kemi koordinuar orarin edhe me qendrat tjera si nga Kaçaniku, Vitia, Ferizaj, Obliqi, Gjilani, Prishtina, Shtimja të cilat kanë mbajtur orarin nga 15:00-23:00 dhe nga 23:00-07:00, ndërsa orarin nga 07:00-15:00 e kan mbajtur stafi i QKMF-së ne Han te Elezit. Për momentin kemi 4 mjek vullnetar 3 nga ta po e mbajnë orarin e kujdestarisë nga ora 23:00-07:00 dhe është në njërën prej ekipeve ne orar tjetër. Komuna ka identifikuar të gjithë të kthyerit në Kosove fillimisht nga vendet epidemike e pastaj gjithë të huaj që kane hyrë në Kosovë, janë kontrolluar nga ekipi mjekësorë që kujdestarojnë në pikat kufitare dhe atë doganore janë rekomanduar për vetekarantine pasi që nuk kanë simptoma të covid-19, chek listat dhe rekomandimet janë përcjellur menjëherë ne IKPSHK. Të identifikuarit janë vizituar nga ekipet mjekësore te terenit ne shtëpi dhe janë mbajtur ne kontrolle nga Policia e Kosovës. Pas marrjes se vendimit nga Qeveria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë percjellur për karantine të gjithë udhëtarët qe kanë kaluar kufirin nga Maqedonia në Kosove, vlen të theksohet se 10 persona që pas ardhjes nga Italia, Zvicra, Hungari jane udhëzuar për vetizolim shtëpiak veçse që të gjithë i kanë bërë 14 ditë në vetizolim shtëpiak dhe pas kontrolleve të vazhdueshme ata janë mire dhe nuk kane pasur simptoma të virusit. Gjithësejt nga data 01.03.2020 deri me 31.03.2020 në pikën kufitare dhe atë doganore nga ekipet mjekësore janë kontrolluar 3485 individë. Ndërsa nga data 01.04.2020 deri me 05.04.2020 janë kontrolluar 874 udhëtare. Gjithësej nga data 01.03.2020 deri me 05.04.2020 janë kontrolluar 4359individë. Me Vendimin e Qeverise nga data 14.03.2020 në bashkëpunim me QO të MSH dhe IKSHP të gjithë udhëtarë që kalojnë kufirin detyrohen të përcillen për karantine në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Nga data 14.03.2020 deri më 31.03.2020 janë përcjellur për karantinë 41 udhëtare. Nga data 01.04.2020 deri më 05.04.2020, 58 udhëtarë nga këto 7 për karantine dhe 51 për ne Aeroportin “Adem Jashari” – Prishtine. Është kryer dhe vazhdon të kryhet dezinfektimi i objekteve shendetesore dhe objektete te tjera publike. Janë inspektuar në vazhdimësi gjitha furrat e bukës barnatoret, marketet ushqimore, për paisjen e punëtoreve me dorëza dhe maska, dezinfektimi të lokaleve, dhe shenjëzimin për mbajtjen e distancës mes blerësve. DSHMS ne Bashkëpunim me MSH dhe OFK ka filluar nga dt 29.03.2020 kujdestaritë e barnatoreve nga ora 17:00-06:00. Është vendosur dhe tenda para objektit te QKMF për triazhim te rasteve qe dyshohet se kane simptoma te virusit Covid-19. Andaj nga data 06.04.2020 te gjithë pacientet do te traizhohen ne tenden e vendosur para objektit. Kryetari i Komunës Rufki Suma tha se për të përballuar këtë krizë kemi pas ndihmë edhe nga donator të ndryshëm të cilët i falënderojmë në emër të komunës së Hanit të Elezit.

Ata janë:

  1. Viva Fresh, përmes kryqit të kuq, —100 thasë miell dhe pako ushqimore

  2. Elkos-ETC—————- 100 thasë miell, 2 lëngje, 2 qumësht

  3. Komuna ———————————–100 pako ushqimore

  4. Fondacioni “Labinot Tahiri”————-100 pako ushqimore dhe higjienike

  5. Shqiptarët për Shqiptarët (Elvis Naqi) në bashkëpunim me shoqatën Bereqeti dhe B. Islame 300 thasë miell nga 25 kg

  6. Alba group ————-40 pako ushqimore dhe higjienike

  7. Kryqi i kuq 20 pako ushqimore, higjienike dhe 20 thasë miell nga 25 kg.

  8. UNICEF-i ——————————175 pako higjienike

Të gjitha këto ndihma komuna e Hanit të Elezit ua ka dorëzuar përfitueseve në shtëpitë e tyre për të mënjanuar grumbullimin e tyre. Ndërsa për të përballuar këtë gjendje kryetari I Komunës Rufki Suma propozoj që edhe komuna e Hanit të Elezit të ndaj mjete në vlerë prej 10.000 euro, propozim ky që u miratua njëzëri. Të gjithë kryesuesit e grupeve të këshilltarëve të kuvendit të komunës i dhanë përkrahje kryetarit Suma në angazhimin e komunës së institucion për të marrë të gjitha aktivitetet e nevojshme që kjo pandemi të përballohet me sa më pak pasoja në Komunën e Hanit të Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …