Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2021

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2021.

Kuvendi për rendë të ditës shqyrtoi dhe miratoi këto pika:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Raporti vjetor i punës së kryetarit të komunës për vitin 2020.

  3. Raporti i menaxhimit dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë covid 19 në komunën e Hanit të Elezit.

  4. Propozim vendim për formimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/eshes për institucionin parashkollor dhe SHFMU “Ilaz Thaçi” Hani i Elezit .

  5. Raporti financiar për vitin 2020.

  6. Propozim vendim për bartjen e të hyrave të pashpenzuar nga viti i kaluar në vitin aktual.

  7. Raporti i punës së kuvendit të komunës për vitin 2020.

  8. Plani i punës së këshillave lokale të Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2021.

  9. Kërkesë për emërtimin e parkut memorial “Bllaca 99”.

  10. Informatë mbi raportin financiar për periudhën Janar-Dhjetor 2020 NPL “Pastrimi” Sh.a.

  11. Të ndryshme.

Me punën e kuvendit udhëhoqi kryesuesi i kuvendit Qamush Brava, ndërsa nga ekzekutivi ishin prezent Kryetari i Komunës së hanit të Elezit Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …