Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt për vitin 2024

Mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Malishevës e cila u mbajt sot pas pushimeve , nisi me diskutimet jashtë rendit të ditës, ku asamblistët kanë uruar për fillim të vitit të ri shkollor nxënësit dhe mësimdhënësit, por njëheri shprehën edhe pakënaqësitë për mungesën e furnizimit me tekste shkollore për klasat IV- IX, si dhe ngritën edhe disa çështje si: zjarrvëniet në fusha, energjia, uji i pijshëm, infrastruktura. Pas debati për miratim të rendi të ditës, tri pikat, një, dy dhe tre u shtynë. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të të hyrave dhe shpenzimeve periudhën janar-qershor 2024. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të auditimit të Komunës së Malishevës për vitin financiar të përfunduar me 31 dhjetor 2023. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të DKA-së për përfundimin e vitit shkollor 2023-2024 dhe Raporti i shkurtë për fillimin e vitit të ri shkollor 2024-2025. Kurse u shqyrtuan dhe u miratuan me debat dhe votim këto pika: Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/161datë:28.03.2024, Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/204 datë:17.05.2024, Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/358 datë:20.08.2024, Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/353 datë:09.08.2024 dhe Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/363 datë:22.08.2024.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …