Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2024

Mbledhjen e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2024, e udhëhoqi  Kryesuesi Argjend Thaçi, ku i uroj asamblistët për një vit pune, bashkëpunimi dhe realizim të detyrave të parapara në planin e punës për këtë vit së bashku në të mirë të qytetarëve. Mbledhja filloi me diskutimin jashtë rendit të ditës, ku shumë asambleistë, ngritën çështje si për nga infrastruktura rrugore, ndriçimit, arsimit, shëndetësisë, deponive të mbeturinave,  mjedisit, por edhe tema tjera me interes qytetarë. Tërë, këtyre çështjeve të ngritura, nga asambleistët,  iu përgjigj Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtorët, Blerim Thaçi, Avdi Morina  e Hafir Rexha. Më pas u zhvillua  debati për rendin e ditës, ku  me plotësim- ndryshim të dy pikave dhe pikave të propozuara më parë, miratohet, rendi i temave për të cilat,u zhvillua një debat i gjatë dhe për secilën pikë veç e veç u bë shqyrtim dhe miratimi si më poshtë. Rregullorja për Taksa komunale me ndryshimet e rekomanduar nga MAPL. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së dhjetë të rregullt, e mbajtur me datë:19.12.2023. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Kuvendit për vitin 2023. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Komitetit për Komunitete për vitin 2023. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Komitetit për arsim, kulturë, rini dhe sport për vitin 2023. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2024. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2024. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Komitetit për arsim, kulturë, rini dhe sport për vitin 2024. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/02 datë:09.01.2024, për informimin mbi aktivitetet e KKSB-së për vitin 2023. Plotësimi me një anëtarë për komitetin për bujqësi, si dhe u miratuan disa kërkesa të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …