Kuvendi i Komunës së Malishevës miratoi Rregulloren për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba komunale për vitin 2024

Sot, Kuvendi i Komunës së Malishevës e ka mbajtur mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme për këtë vit dhe në këtë mbledhje, kuvendi i ka marrë dy vendime, të rëndësishme për vitin 2024, pasi kanë miratuar rregulloren për taksa dhe ka formuar komisionin për hartimin e planit të punës për vitin e ardhshëm. Pas diskutimeve të shumta, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, unanimisht e kanë votuar Rregulloren për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba komunale për vitin 2024. Po ashtu, me vota unanime e kanë votuar edhe formimin e komisionit, për hartimin e planit të punës së kuvendit, për vitin në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …