Kuvendi i Komunës së Malishevës, po vazhdon me mbajtjen e dëgjimeve publike për buxhetin e vitit 2020

Kuvendi i Komunës së Malishevës, përkatësisht Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka vazhduar me mbajtjen e dëgjimeve publike, me banorët e fshatrave Llapçevë, Panorc, Rud, Garaqevë, Damanek, Bubël dhe Qypevë, ndërsa paraprakisht takime janë mbajtur edhe me banorët e Turjakës, Gurbardhit dhe Lubizhdës, ku janë marrë kërkesat dhe nevojat e banorëve të këtyre fshatrave, për ti futur në listën e investimeve për vitet në vijim, me theks të veçantë për vitin 2020. Në të gjitha këto takime, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, fillimisht i ka njoftuar të pranishmit me qëllimin e mbajtjes së dëgjimeve publike, për projekt buxhetin 2020-2022, me theks të veçantë për buxhetin e vitit 20020. Në këto takime, anëtarët e KPF-së, kanë kërkuar nga banorët e fshatrave, që kërkesat e tyre ti renditin sipas prioriteteve për fshatrat e tyre, duke filluar nga kërkesat më të rëndësishme, si dhe kanë kërkuar që ato kërkesa të jenë të specifikuara mirë. Në këto takime, kërkesë kryesore e banorëve vazhdon të jetë infrastruktura, përkatësisht ajo rrugore, ku kërkojnë vazhdimin e asfaltimit të rrugicave brenda lagjeve, pastaj kanalizimi, ku kryesisht kërkohet zgjerimi i rrjetit të kanalizimit, pastaj sistemet e ujësjellësve, ndriçimi publik dhe rregullimet e oborreve të shkollave. Një kërkesë e veçantë është paraqitur në fshatin Panorc, ku një qytetar, kërkoi që objekti i vjetër i shkollës, të shndërrohet në qendër të inovacionit, ku shumë të rinj do të kenë mundësi ti paraqesin idetë e tyre për zhvillimin e kësaj pjese të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …