Kuvendi i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjën e dytë të rregulltë për këtë vit

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, në Rahovec u mbajt seanca e muajit shkurt, e dyta e rregullt për këtë vit kalendarik.

Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e Njësisë së Monitorimit dhe Ndërlidhjes të KFOR-it.

Fillimi i seancës u karakterizua me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga kuvendarët, drejtuar kryetarit të komunës dhe drejtorive përkatëse si Baza ligjore e kushteve ndërtimore në bazë të Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031, kërkesa për shqyrtimin e ndërprerjes së kontratës për furnizim me pellet, informatë rreth punës së bërë të operatorit në zgjerimin e rrugës 4 korsi, Kontrata për pastrimin e rrugëve në Krushë të Madhe, Kontrata për trajtimin e qenve endacakë Kontrata për kubëzimin e rrugëve, kubëzimi i rrugës Hoçë e Vogël- Nagac e pyetje tjera.

RENDI I DITËS ishte voluminoz me 7 pika, plus 1 shtesë:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve;

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për vënien në mbrojtje të “Kanionit të Drinit të Bardhë te Ura e Fshejtë” në kategorinë: Monument i Natyrës në Komunën e Rahovecit

Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Taksa Komunale, 01 Nr. 80/20 e datës 29.6.2020, e ndryshuar dhe e plotësuar me Rregulloren 01 Nr. 169/21, të datës 26.2.2021 dhe Rregulloren 01 Nr. 22/23 të datës 28.2.2023

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin e vendimit 01-Nr. 280/24 të datës 26.12.2024

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit me Nr. Prot.01 Nr. 181/24 i datës 30.01.2024,për caktimin e anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Rahovecit

Shqyrtimi i informatës së DKA-së për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor, 2024/2025

Shtesë:

VENDIM I KUVENDIT – për caktimin e lokacionit për vendosjen e trafos elektrike.

Seanca u cilësua me angazhim dhe konstruktive. Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Urimi i kryetarit Haliti me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Kryetar i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti në emër të komunës së Vitisë në …