Kuvendi i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt, të tretën për këtë vit

Kuvendi komunal i Rahovecit udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, ka mbajtur seancën tretë të rregullt për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e LMT-së. Para fillimit të seancës u mbajt një minutë heshtje në nderim të të rënëve për liri. Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga kuvendarët, drejtuar kryetarit të komunës dhe drejtorive përkatëse.

Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve:

Raporti i DKA-së me drejtorë të shkollave

Buxheti i shkollës në Krushë dhe kërkesë për instalimin e kamerave

Kontrata për furnizimin me pelet

Fitimi i kontratave me bazë 20% të poenave, me anë të planit dinamik

Projekti i sheshit qëndror

Rregullimi i rrugës “Xhafer Nurkasa”

Propozimi për një Rregullore Komunale për Komunikim me Publikun – centralizimi i formës së funksionimit të rrjeteve sociale dhe jo vetëm.

Rreziqet që mund të shkaktohen nga personat me probleme mendore në kalimtarë të rastit – rehabilitimi i tyre.

Respektimi i rregullores së kuvendit

Propozimi që rruga në qytet deri te stacioni, të quhet përsëri njëjtë, “Ibrahim Rugova”

Gjendja e rrugës “Zona Operative-Pashtriku”, që e lidhë Hoçën e Vogël – Retijën.

 Themelimi i Muzeut Etnografik në Drenoc

Çështja e trafos në lagjen “Vëllezërit Frashëri”

Nënkryetari i komunës, Fatmir Iska, theksoi se në të gjitha pyetjet e parashtruara, ekzekutivi do të përgjigjet detajisht në mënyrë elektronike.

RENDI I DITËS ishte voluminoz me 14 pika, plus 1 shtesë:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve

3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e Muzeut Etnografik në Drenoc

4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2023 dhe 2024 në vitin 2025

5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatshkurtër personave fizik dhe juridik, P- 00320-0, ZK-Radostë

6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës P-00320-0, ZK-Radostë

7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës personave fizik dhe juridik, P- 02240-81, ZK-Rahovec

8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës P-02240-81-0, ZK-Rahovec

9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevojat e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)

10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik të parcelës P-71510057-00095-6, në Zonën Kadastrale Rahovec

11. Shqyrtimi i informatës mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimin e tyre

12. Shqyrtimi i informatës rreth menaxhimit të aseteve komunale

13. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit, rreth hotel “Park Plaza” – Rahovec

14. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për raportin rreth fatkeqësive natyrore për vitin 2024.

Pika shtesë:

Vendim për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës – Park Plaza.

Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor vizitoj Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, për …