Kuvendi i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e rregulltë të XII-të për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi, Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit dhjetor e Kuvendit komunal të Rahovecit e dymbëdhjeta e rregullt dhe e fundit për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e LMT-së.

Fillimi i seancës u karakterizua me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga kuvendarët, drejtuar kryetarit të komunës dhe drejtorive përkatëse.

Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve:

Kërkesat e qytetarëve për historiatin e pronave të tyre që kanë qenë në proces të privatizimit – lehtësirat në bartje të trashëgimisë;

Çështja e energjisë elektrike dhe ankesat e qytetarëve;

Ardhja e mërgimtarëve dhe irritimi i tyre me këtë gjendje të papërballueshme të energjisë elektrike;

Raporti i punës së kryetarit, janar-dhjetor 2024;

Kanali i kullimit në Malësi të vogël;

Organizimet e fundvitit nga Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

Konkratat e higjienës nëpër shkolla;

Projekti i Hemodializës në mjediset e QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” – Rahovec.

RENDI I DITËS ishte voluminoz me 12 pika, plus 1 shtesë:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve;

3. Shqyrtimi i raportit të punës së ekzekutivit (kryetarit) për vitin 2024;

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së kuvendit komunal për vitin 2025;

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2025;

6. Shqyrtimi dhe miratimi i  Planit të Punës së Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2025;

7. Shqyrtimi dhe miratimi i njoftimit për shkëputje të kontratës së lokalit afarist;

8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë, të pronës së paluajtshme të komunës, P- 02240-76, ZK- Rahovec;

9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim afatgjatë, të pronës së paluajtshme të komunës, P- 02240-76, ZK- Rahovec;

10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim  afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, P- 00325-0, ZK- Rahovec;

11. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër, të pronës së paluajtshme të komunës, P- 00325-0, ZK;

12. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për lirim nga taksa komunale Postë – Telekomin e Kosovës.

Shtesë:

1. Vendim per shpalljen e interesit te përgjithshëm publik të P – 71510057-05537-2, në zonën kadastrale Rahovec.

Seanca u cilësua me angazhim, dinamike dhe konstruktive. Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Ferizajt mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal të Ferizajt të cilën …