Kuvendi i Kosovës dje ka ndërprerë seancën në mungesë të kuorumit, ku ishte parashikuar të debatohej për situatën në arsim pas grevës. Kryetari Konjufca, ka thënë se në mungesë të kuorumit seanca do të vazhdojë sot prej orës 10:00 ku pritet të votohet edhe rezoluta e propozuar nga PDK-së, e cila i bën thirrje Qeverisë brenda 48 orëve të gjejë një zgjidhje për grevë. Vetëm 54 deputetë kanë marrë pjesë në seancë, kështu që nuk ka kuorum. Kjo rezolutë pritet të votohet sot. Tri pikat e rezolutës së propozuar nga PDK-ja janë: Kuvendi kërkon nga Qeveria e Kosovës që në afat 48 orësh nga miratimi i kësaj rezolute të zhvillojë negociata të nevojshme me këshillin Grevistë të BSPK-së deri në zgjedhjen përfundimtare që siguron ndërprerjen e Grevës Kërkojmë nga Qeveria që në afat prej 5 dite nga miratimi i kësaj rezolute të përfshijë përfaqësues të autorizuar të BSPK-së në grupin punues në hartimin e ligjit të pagave, para miratimit të tij në Qeveri dhe të marr konsideratë propozimet e tyre Kërkojmë nga Qeveria që të propozojë masat për adresimin e kërkesave të tjera të sindikatave.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …