leoni

Ka përfunduar debati lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Kuvendi i Kosovës do ta mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme lidhur me për Agjendën Evropiane të vendit

Kuvendi i Kosovës do ta mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme. Këtë e ka konfirmuar kryeparlamentar, Kadri Veseli pas përfundimit të Mbledhjes së Kryesisë. Ai ka theksuar se seanca do të mbahet me kërkesë të kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe se ka të bëjë me një pako të ligjeve që ndërlidhen pikërisht me Agjendën e Reformave Evropiane. Po ashtu, kryekuvendari, Kadri Veseli do të vazhdojë lobimin e tij për të siguruar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai gjatë kësaj jave do të udhëtoj për në Finlandë e pastaj në Bruksel që të bisedoj rreth vendeve që janë skeptike për vizat. “BE nuk duhet të rritë skepticizmin ndaj Kosovës sepse Kosova tashme i ka mbushur të gjitha kriteret”, tha ai. I pyetur rreth qëndrimit të Francës, Veseli tha se Franca ka ndihmuar shumë Kosovën në procesin e shtetndërtimit. “Franca është një nga vendet që e ka ndihmuar shumë Kosovën në proceset e shtet ndërtimit. Presim një reflektim pozitiv të Francës në liberalizimin e vizave. Kriteret për viza qe janë Kosova i ka përmbyllur. Nuk duhet që Kosova ta paguaj një çmim në çështjen e refugjatëve. Kosova ka shumë pak refugjat në vendet e europës”, ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …