Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka filluar me rreth gjysmë ore vonesë. Me propozim të grupit parlamentar të AAK-së, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për Hilmi Haradinajn. Haradinaj është babai i kryeministrit Ramush Haradinajt, deputetit Daut Haradinaj dhe i heronjve Shkëlzen dhe Luan Haradinaj. Ai ndërroi jetë tri ditë më parë pas një sëmundje dhe u varros me nderime shtetërore, një ditë më parë, në Gllogjan, vendlindjen e tij.
