Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. 70 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Në seancën e sotme të Kuvendit, deputetët kanë votuar edhe pro propozim-vendimit për riemërtimin e dy komisioneve parlamentare. Iniciativën për ndryshimin e Projektligjit e kanë përkrahur të gjitha partitë opozitare. Besian Mustafa deputet i LDK-së tha se kjo parti edhe vitin e kaluar edhe këtë vit e përkrahin iniciativën për ndryshimin e këtij projektligji. “Kjo rregullon një fushë mjaftë të rëndësishmme për sigurinë në trafik dhe mbi të gjitha ulë koston financiar dhe barrën administrative që rëndon mbi qytetarët tanë. Andaj kërkojmë që të jetë pjesë e një reforme më thelbësorë në këtë fushë dhe kërkojmë që të përfshihen edhe largimi i monopolit të qendrave të kontrollit teknik dhe akzica e importit”, tha Mustafa. Kurse, Mërgim Lushtaku nga PDK tha se të bëhet ndryshimi i këtij projektligji në tërësi dhe jo vetëm në disa pika.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …