Kuvendi i Kosovës në një votim të dyshimtë, miratoi në parim një projektligj shumë të rëndësishëm. Gjithçka ka ndodhur në seancën e së enjtes, ku në rend dite mes shumë projektligjesh ishte edhe ai për Tekstet Shkollore. Dilemat u ngritën pasi që vet Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas votimit ra në konfuzion se a kishte vota të mjaftueshme apo jo. “A jeni të sigurt që këto janë votat, nuk e di. Vetëm për çështje korrektësie, a mund të më tregoni ju nga shumica, kështu vetëm për informatën time, deklaroi Konjfuca. Megjithë dilemat që vet kryeparlamentari ngrit dhe pyetjen që u bëri deputetëve të shumicës, ai nuk mori një përgjigje nga ta. Pavarësisht kësaj, Konjufca mori një vendim që projektligjin në fjalë ta konsiderojë të votuar. Dilemat e që i pati Konjufca, konfirmohen edhe nga video që shfaqë momentin e votimit të deputetëve për këtë projektligj në seancë plenare. Deputeti, Visar Korenicën, deklaroi se ky projektligj nuk mund të konsiderohet i votuar, pasi në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …