Shkas për përleshjet mes ministrave dhe deputetëve të opozitës dhe pozitës, dje në Kuvendin e Kosovës, u bë zbardhja e një bisede sekrete të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me kryetarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, ku zonja Kusari, mes tjerash kishte kërkuar që deputetët serbë të mos e votonin ligjin për veteranët e UÇK-së. Po ashtu ajo, në bisedë tejet miqësore e shoqërore me Sllavko Simiçin kishte fyer sidomos deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu. Që në fillim të seancës së djeshme deputetët e partive opozitare gjatë tërë kohës e kundërshtonin kryeministrin Kurti duke e i brohoritur “rrenc, rrenc”. Ndërkohë situata kishte eskaluar deri në përleshje fizike mes ministrave dhe deputetëve opozitarë. Në atë moment ka hyrë policia me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca. Seanca ishte ndërprerë pasi kryeparlamentari Konjufca thirri policinë. Kryeministri Kurti ka qëndruar në sallë i rrethuar nga mbrojtja dhe disa ministra të tij, si dhe deputetë të Vetëvendosjes. Në fjalën e tij, Kurti ishte duke folur për policinë në Veri dhe për Milan Radojiçiq. Përleshja nisi kur deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i vendosi, në ballin e foltores një foto të Kurtit me hundë të gjatë, si të Pinokios.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …