Kuvendi i Kosovës ka publikuar raportet për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve përgjatë viteve. Publikimi i këtyre raporteve u bë pas reagimeve të shumta për listën me shumat me të cilat janë kompensuar deputetët për udhëtime për pjesëmarrje në seanca apo komisione parlamentare. Kuvendi ka sqaruar se deputeti kompensohet për shpenzime të udhëtimit, si: 30 km- 110 euro, deri në 60km-20 euro dhe mbi 60 km-30 euro. Sipas njoftimit, në këto shpenzime përfshihen të gjitha mënyrat e udhëtimit. Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Përveç pagave deputetët e Kuvendit të Kosovës gëzojnë edhe përfitime tjera financiare derisa ushtrojnë mandatin iç janë mbulimet e shpenzimit të karburantit. Një listë me emrat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë marrë mijëra euro nga shteti për shpenzime të udhëtimit, ka ngjallur reagime të shumta.
