Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën në orën 11:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme. Në këtë seancë të kuvendit të Kosovës, pritet të votohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. Gjithashtu, në këtë seancë do të hidhen për votim edhe disa marrëveshje ndërkombëtare. Kjo seancë vjen pasi Gjykata Kushtetuese të hënën e shpalli të zgjedhur në mënyrë kundër kushtetuese Qeverinë Hoti. Kryeministri Hoti, ndërkaq, tha se e respekton vendimin e Gjykatës këtë vendim, thjesht duke kërkuar të mos shpërnahet Kuvendi para se të miratohet ligji i buxhetit të vitit të ri.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …