Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për të vazhduar seancën e mbetur nga java e kaluar lidhur me shqyrtimin e parë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2020. Seanca për rishikimin e buxhetit ishte ndërprerë për shkak të një incidenti mes deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj dhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ku kjo e fundit tha se ishte kërcënuar prandaj ishte detyruar të ndërpresë seancën. Mosrishikimi i buxhetit nga Kuvendi, sipas qeverisë, po mban peng ekzekutimin e pakos emergjente fiskale ose pagesat prej 170 eurosh për punëtorët, ndihmat për qiratë e bizneseve si dhe masat e tjera të parashikuara në të njëjtën pako. Vazhdimi i seancës plenare fillon në orë 14:00, ndërsa seanca tjetër plenare është planifikuar dy orë më vonë, me temën e vetme të rendit të ditës – raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …