Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot. Kryeministri Avdullah Hoti do të përballet me deputetët për dy tematika. Me kërkesë të deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliu, do të mbahet interpelanca e kryeministrit Hoti lidhur me Përfshirjen dhe ndarjen e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020. Po ashtu me kërkesë të deputetes, Saranda Bogujevci, do të mbahet interpelancë edhe sa i përket temës së të pagjeturve.
