Kuvendi i Kosovës me 94 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratoi rezolutën, e cila dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë

Kuvendi i Kosovës me 94 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratoi rezolutën, e cila dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë

Në rezolutën, të cilën sot e  ka miratuar Kuvendi i Kosovës është përmendur edhe gjykimi që po i bëhet luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë. Eprorët e lartë  të  UÇK-së, gjatë luftës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, pastaj  Salih Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Pjetër Shala po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë për gjoja  krime lufte. Në rezolutën e miratuar unanimisht thuhet  se Serbia nuk është distancuar nga krimet e saj  të panumërta në Kosovë. “Kuvendi i Kosovës përkujton se shteti i Serbisë asnjëherë nuk është distancuar nga krimet dhe gjenocidi në Kosovë, si dhe ende heziton të nxjerrë para drejtësisë kriminelët e luftës. Në vend se Serbia të ishte e dënuara, sot Kosova dhe lufta e saj po gjykohen padrejtësisht, është thënë në rezolutën e miratuar sot. Kuvendi i Kosovës me 94 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar rezolutën ku dënohet agresioni i Rusisë në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …