Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës miraton Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 77 vota pro kanë miratuar Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj. I njëjti u konsiderua i rëndësishëm nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se rregullon statusin juridik të shtetasve të huaj. Megjithëse u kritikua nga opozita qëndrimi i mëhershëm i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje për MSA-në nga rrjedh ky Projektligj, të njëjtit e përkrahën atë. /KP/

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: UÇK – Ushtri e ndershme për lirinë e popullit të Kosovës

Ali Ahmeti, themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iu drejtua protestuesve duke theksuar se mbledhja …