Me kërkesë të opozitës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të jashtëzakonshme. Seanca e jashtëzakonshme është thirrur për të diskutuar për gjendjen në arsim dhe mungesën e librave shkollor. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës , Eliza Hoxha ka shkruar se Kuvendi duhet të ndërpres pushimin dhe ti kthehet punës. “Shkollat janë të papërgatitura, nxënësit nuk kanë tekste shkollore e materiale mësimore, ndërsa familjet e prindërit janë të braktisur. Mbi 200 mijë nxënësve nuk do t’iu ofrohen në shkolla tekstet falas, ashtu siç e përcakton ligji dhe ashtu siç ka ndodhur për më shumë së një dekadë. Pasojat e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie, po i vuajnë mbi 200 mijë nxënës, mijëra prindër e mësimdhënës. Prandaj, ne, deputetët e opozitës – anëtarë të Komisionit për Arsim, të mbështetur nga deputetët e tjerë, kemi iniciuar thirrjen e Seancës së Jashtëzakonshme të Kuvendit e cila do të mbahet të hënën, më 04 shtator”, ka shkruar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës , Eliza Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …