Kuvendi i Kosovës, nuk është funksional. Bllokada e vendimmarrjes në Kuvend ka nisur që nga fillimi i këtij mandati, por, kohët e fundit, ndasitë duket se kanë paralizuar skajshmërisht. Partitë në pushtet, duke llogaritur ato shqiptare dhe pakicave joserbe, përbëjnë një grup prej 49 deputetësh, që nuk paraqet shumicën. Ky fakt, vlerësohet se paraqet një precedent, pasi që koalicioni qeverisës nuk përbën shumicën në Kuvend. Partitë opozitare, në anën tjetër, numërojnë 56 deputetë, që po ashtu nuk paraqet shumicën për ta sfiduar qeverinë. Kurse në mes të këtyre dy ndarjeve e përçarjeve krejtësisht mbi baza partiake, qëndron grupi prej 10 deputetësh i Listës Serbe, i cili në Kuvend rreshtohet si opozitë më vete, dhe voton vetëm ato ligje e vendime që i sheh se janë në interesin edhe të komunitetit serb. Precedenti qëndron në faktin se koalicioni qeveritar por as opozita nuk mund të funksionojnë pa një marrëveshje mes vete apo pa marrëveshje me Listën Serbe. Ndërtimi i këtij koalicioni me listën serbe po i kushton jo vetëm Kuvendit por tërë Kosovës, sepse Beogradi përmes këtij grupimi të manipuluar të serbëve po e nxjerrë jashtë funksionit Kuvendin e Kosovës dhe ka arritur ta faktorizojë pakicën serbe deri atje sa të bllokojë punësimet e Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …