Kuvendi i Kosovës pritet që nesër të mbajë seancën e radhës, ku në rend të ditës janë paraparë 22 pika të cilat i ka caktuar kryesia e Kuvendit të hënën në mbledhje. Gjatë seancës janë paraparë të shqyrtohen për herë të parë disa projektligje si dhe të bëhet miratimi i disa projektligjeve të tjera. Gjithashtu është paraparë që të shqyrtohen disa Raporte dhe të bëhet zgjedhja e një (1) anëtari në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe të trajtohen çështje jashtë rendit të ditës. Në agjendën e Kuvendit të Kosovës nuk është paraparë që në seancën e nesërme të bëhet zgjedhja e kryetarit të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …