Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare në mungesë kuorumi

Edhe pse deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë votuar pro Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, marrëveshja nuk është ratifikuar. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se 76 deputetë kanë marrë pjesë në votim, ndërsa  katër të tjerë nuk kanë marrë pjesë fare në procedurën e votimit. Kuvendi në rend dite kishte edhe disa marrëveshje tjera ndërkombëtare, e të cilat janë bartur në seancën tjetër për shkak të mungesës së kuorumit.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …