Kuvendi i Kosovës sot mban seancën plenare, ku do të shqyrtohen pikat e pa përfunduara të seancave të shumta të qershorit dhe të korrikut. Po ashtu, pas përfundimit të pikave të seancave të kaluara, do të fillojë seanca e sotme, ku në rend dite janë 10 pika të reja. Kuvendi gjatë muajve të fundit ka qenë pothuajse i paralizuar në mungesë të deputetëve në seanca dhe në mungesë të kuorumit, për të miratuar ligje. Në asnjë përbërje të deritanishme të Kuvendit nuk është shprehur më shumë papërgjegjësi nga deputetët në kryerjen e obligimeve të tyre, për të cilat paguhen me paratë e taksapaguesve të vendit. Edhe gjatë seancave një pjesë e deputetëve në vend të reflektimit të përgjegjshëm për problemet me të cilat po ballafaqohet vendi, ata zihen e shahen mes veti, rrëfejnë banalitete të libidos së tyre të shfrenuar madje edhe fizikisht i vërsulen njëri-tjetrit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …