Zoran Zaev

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar dorëheqjen e kryeministrit, Zoran Zaev

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. Ky akt  është pritur me duartrokitje nga VMRO DPMNE-ja opozitare Dorëheqja e kreut të Qeverisë është konstatuar pa debat në seancën e Kuvendit, pasi këtë e ka kërkuar Zaevi në arsyetimin me shkrim të dorëheqjes Zaev, dorëheqjen nga Qeveria, e kishte paralajmëruar më 31 tetor, pas disfatës së thellë të Lidhjes Social-Demokrate, në zgjedhjet lokale. Ai ka marrë përgjegjësinë për humbjen nga partia VMRO DPMNE-ja duke dhënë dorëheqjen edhe nga drejtimi i partisë. Dëshiroj të jap shembull për të njohur vendimet e virtytshme kur është e nevojshme dhe për të dhënë një kontribut tjetër në forcimin e kapaciteteve demokratike të popullit, por edhe liderëve të ardhshëm që të jenë të vetëdijshëm për detyrën e tyre qytetare kur kujdesen për vendin e tyre”, ka shkruar Zaev në arsyetimin e aktit të dorëheqjes.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …