Kuvendi i Republikës së Kosovës shqyrtoi në lexim të parë Projektligjin e Ri të Punës

Kuvendi i Republikës së Kosovës shqyrtoi në lexim të parë Projektligjin e Ri të Punës, të cilin Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e ka hartuar në bazë të obligimeve të marra me nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së, për transpozimin e Direktivave të BE-së nga fusha e marrëdhënies së punës. Ky projektligj është hartuar sipas standardeve të BE-së dhe rrethanave socio-ekonomike të vendit dhe për qëllim parësor ka avancimin e kushteve të punës por edhe eliminimin e të metave të ligjit aktual të punës. Në projektligj janë transpozuar 15 Direktiva dhe janë marrë praktikat më të mira nga vendet e BE-së.

Krahas Projektligjit të Punës, Kuvendi i Kosovës së shpejti do ta ketë për miratim edhe Projektligjin për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror, i cili do ta plotësojë fushën e marrëdhënies së Punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …