Kuvendi i Republikës së Kosovës të hënën pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për Preshevën Bujanocin dhe Medvegjën. Kjo është bërë me dije në mbledhjen e Komisionit për Arsim ku është diskutuar lidhur me kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në tri komunat shqiptare. Në seancën e së hënës Kuvendi do të dal me një vendim obligues për ta ndihmuar Kosovën Lindore.
