Derisa pritet që seanca e paralajmëruar e Kuvendit të Kosovës të fillojë në orën 10:00, i tërë objekti Kuvendit është i rrethuar nga forca të mëdha policore, pjesëtarë të Njësisë speciale. Sot, pas dy muajve pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilin pritet të diskutohen 21 pikat e rendit të ditës. Opozita e bashkuar, sikurse ka vepruar deri më tani, ka paralajmëruar se do ta pengoj mbajtjen e kësaj seance, duke ftuar edhe aktivistët e saj që të protestojnë para objektit të Kuvendit. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se në këtë seancë mund të ndodhë që të vihet në votim kandidatura e shefit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi në votim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …