Kërkesa në fjalë u shqyrtua gjatë seancës së sotme parlamentare, ndërkohë u rrëzua me 78 vota kundër, 3 pro dhe asnjë abstenim, nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë. Gjatë fjalës së saj në seancë, Lindita Nikolla theksoi se kërkesa nuk bazohej mbi fakte, por, sipas saj, mbështetej mbi interpretime. Ajo shtoi se përgjatë ushtrimit të detyrës së saj ka zbatuar Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Unë zbatoj Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, duke iu veshur atyre një tis njerëzor e qytetar, si një ingredient i bashkëpunimit të sinqertë, për të cilin kam punuar e do të punoj bashkë me ju, kolege e kolegë të opozitës”, tha ajo. Ajo tha se Kuvendin duhet ta bëjnë një pasuri publike, “jo një problem për publikun”. “Kjo fillon nga unë dhe nga secili prej nesh. Sepse guri kilometrik i demokracisë parlamentare është një trup deputetësh të përgjegjshëm”, tha Lindita Nikolla. Seanca u shoqërua edhe me tensione, pasi deputetët e Partisë Demokratike në disa raste e bllokuan foltoren.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …