leoni

Kuvendi i Shqipërisë, me 123 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratoi rezolutën për mbështetjen e sovranitetit të Ukrainës

Kuvendi i Shqipërisë, me 123 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratoi rezolutën për mbështetjen e sovranitetit të Ukrainës

Kuvendi i Shqipërisë  miratoi në një seancë plenare me 123 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, rezolutën për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane. Në rezolutën e miratuar dënohet agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe shkelja e rëndë nga ana e Federatës Ruse të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar. Njëkohësisht përmes saj nxitet dhe mbështetet veprimtaria diplomatike dhe masat e marra nga qeveria shqiptare, në bashkërendim me aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe BE, në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës dhe të parimeve të sigurisë evropiane dhe rendit global të marrëdhënieve midis shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha

Veton Berisha: Takimi me Albin Kurtin ishte konstruktiv, nuk kam vija të kuqe ndaj asnjë partie politike

Deputeti i zgjedhur nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka komentuar takimin e tij të …