Shqipëria e bëri të veten, i doli hakut luftës së UÇK-së, po çka do të bëjë politika e vendit-pro dhe kundër UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë, pranoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Rregulloren lidhur me dënimet e deputetëve të opozitës

Kuvendi i Shqipërisë, pranoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Rregulloren lidhur me  dënimet e deputetëve të  opozitës. Vendimi u miratua vetëm me 5 votat e deputetëve socialistë, pasi deputetët e opozitës nuk morën pjesë. Ne i zbatojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi duhet të ketë balancë mes disiplinës dhe lirisë së shprehjes”, tha deputeti Toni Gogu. Ndërkaq mësohet se është shtyrë diskutimi për dy pikat e tjera, për mungesë relatorësh: Komisionet hetimore, ku relatorë ishte Ermonela Felaj dhe profesionet e lira ku relator është Eduart Shalsi. Gjithsesi, sipas vendimit të miratuar, mbeten në fuqi përjashtimet me 60 ditë të deputetëve të PD për zjarrvënien dhe prishjen e orendive të tjera, ndërkohë që për akuzën dhune ndaj gardës hiqet si masë përjashtimi 30 deri në 60 ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur sot ka mbajtur një sesion informues me familjarët e të zhdukurve

Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë

Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …