Kuvendi i Vitisë miratoi buxhetin për vitin 2024-2026

Seanca e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, ka nisur me një minutë heshtje në shenjë nderimi për policin Afrim Bunjaku, që u vra gjatë përleshjes së armatosur me grupin terrorist në Banjskë të Zveçanit të dielën. Njëherit, kryesuesi i KK-së Bekim Azizi ju shprehu ngushëllime familjes Bunjaku kolegëve e miqve të heroit më të ri të Kosovës. Ndër pikat e parapara për rendin e ditës, të kësaj seance ishte edhe ajo e projekt buxhetit për vitin 2024, pikë kjo që ngjalli edhe diskutime të shumta nga asamblistët. Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar kuvendarët rreth vlerësimeve të ligjshmërisë së akteve të bërë nga niveli qendror për dokumentet të cilët së fundmi kanë kaluar përmes Kuvendit Komunal të Vitisë. Para se të votohet rendi i ditës, asamblistët parashtruan pyetje për udhëheqjen komunale, si dhe drejtorët e drejtorive. Ndër pyetjet e këshilltarëve që u parashtruan ishin rreth kualitetit të ujit të pijes në komunën e Vitisë, funksionimi i ambulantave në fshatra, rreth punimeve të palestrës sportive, për rregulloren që përcakton orarin dhe ditën e diel si ditë pushimi për bizneset dhe shumë pyetje të tjera. Lidhur me projekt buxhetin e vitit 2024, një prezantim më të hollësishëm e bëri Berat Zuka, zyrtar i thesarit pranë Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik në Viti, i cili bëri të ditur se buxheti komunal pritet të këtë rritje në vitin 2024 dhe atë nga 14.996,357 euro në 16.653.191 euro. Sipas këtij draft dokumenti rritje të vazhdueshme pritet që të këtë deri në vitin 2026 ku buxheti komunal i Vitisë pritet të jetë 18.370.155 euro. Këshilltarët parashtruan pyetjet dhe shqetësimet e tyre rreth listës së projekteve që parashihen të realizohen në kuadër të këtij buxheti, e për të cilat u përgjigj kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili theksoi se janë marrë parasysh kërkesat qytetare dhe kërkoi nga këshilltarët që ta votojnë buxhetin sepse kjo është në të mirë të komunës dhe gjithë qytetarëve të saj. Në këtë mbledhje u votuan me shumicë votash edhe propozim rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjobë për vitin 2024. Propozim vendimi për planin e punës të Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2024. Propozim vendimi për ndryshim plotësim te vendimit me nr. 01-110/05-756 të datës 31.05.2023 për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2022 në vitin 2023. Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2023, vendimi nr 01-110/05-757 i datës 31.05.2023, si dhe Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga te hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2022. Gjithashtu në këtë seancë, u dha një informatë lidhur me raportin e Auditorit për pasqyrat financiare të komunës së Vitisë për vitin 2022, si dhe u diskutua për planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e Auditimit nga ZKA-ja për vitin 2022. Te dy pikat e fundit, ishin përfshirë në rendit e ditës së seancës së sotme, e për të cilat nuk ishte diskutuar në Komitetin për Politikë e Financa. Një pikë tjetër e cila hyri në rend dite që në fillim te seancës ishte ajo për transferim (rialokimin) te mjeteve buxhetore në mes programeve dhe nën programeve buxhetore në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale.

May be an image of 15 people, lighting and office

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …