Kuvendi i Vitisë njëzëri votoi pro emërtimit të Bibliotekës Publike në Viti me emrin e publicistit Ramadan Musliu

Biblioteka e Qytetit në Viti, nga ka marrë emrin e publicistit dhe kritikut letrar Ramadan Musliu. Këtë propozim e paraqiti para këshilltarëve komunal drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport Milot Lala, i cili edhe foli për iniciativën që ka ardhur nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe krijuesve të Vitisë, që kjo bibliotekë të marrë emrin e publicistit Ramadan Musliu. Këshilltarët komunal të të gjitha subjekteve të përfaqësuara në Kuvend, njëzëri votuan pro këtij propozim vendimi. Në seancën e Kuvendit Komunal të kryesuar nga Naim Pira kryetar, është diskutuar edhe për disa pika të rendit të ditës, mes tyre edhe janë prezantuar pasqyrat financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2020. Drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomi Ibrahim Rama, ka bërë të ditur se shuma e mjeteve të alokuara për vitin 2020 ka qenë 12.624.000 euro, ndërsa buxheti komunal është shpenzuar 99.40 %. Të hyrat e planifikuar për periudhën janar-dhjetor 2020, kanë qenë 948.599,00, ndërsa të realizuar janë 779.4040.67 euro. Sipas drejtorit Rama, shkalla e realizimit të të hyrave duke bazuar në planifikim vjetor, është 82.16 %. Krahasuar me të hyrat e planifikuara, janë më pak të hyra për 169.194.00, ndërsa në krahasim me të hyrat e vitit 2019, kanë qenë më të vogla për 361.117 euro. Këshilltarët komunal, në këtë seancë kanë miratuar planin e punës së KKSB-së për vitin 2021, propozim vendimin për caktimin e orarit të mbajtjes se takimeve të kuvendit të komunës se Vitisë për vitin 2021, si dhe propozim vendimin për aprovimin e planit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …