LDK

Kuvendi i Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbahet pa praninë e medieve

Kuvendi i Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbahet pa praninë e medieve. Në njoftimin e LDK-së thuhet se më 3 gusht në orën 10:00, Lidhja Demokratike e Kosovës finalizon procesin zgjedhor, mban Kuvendin e 9  Zgjedhor. Kuvendi mbahet në Emerald Hotel. Regjistrimi i pjesëmarrësve bëhet nga ora 09:00. Në pjesën hyrëse mediet mund të marrin pamje. Pas punimeve të Kuvendit, LDK mban konferencë për medie. Kjo nuk është hera e parë që Lidhja Demokratike e Kosovës mban Kuvendin e saj Zgjedhor pa praninë e medieve. Në Kuvendin Zgjedhor pritet të marrin pjesë 355 delegatë nga 38 degë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …