leoni

Kuvendi Komunal i Deçanit ka miratuar buxhetin për vitin 2025

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Deçanit u miratua buxheti për vitin 2025 me 14 vota për, 9 kundër dhe asnjë abstenim.

Mbledhjen e udhëheqi kryesusi Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, drejtorët e drejtorive komunale, zyetarë komunal, përfaqësuesit e OABE-së.

Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

2.Shqyrtimi i Buxhetit për vitet 2025-2027;

3. Raporti gjashtëmujor i Kryetarit të Komunës;

4. Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor të Komitetit të Komuniteteve;

5. Shqyrtimi i Raportit të vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore;

6. Shqyrtimi i Draft – Rregullores për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për periudhën deri në një vit;

7. Shqyrtimi Draft – Strategjisë për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2024 – 2027;

8. Njoftim i Drejtorisë për Arsim për përgatitjen e vitit shkollor 2024 – 2027;

9. Shqyrtimi i kërkesave;

10. Të ndryshme.

Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim nga Komuna e Deçanit për vaksinimin kundër Gripit sezonal

Komuna e Deçanit njofton se të hënën (30.09.2024) në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) …