Kuvendi Komunal i Malishevës miratoi projekt-buxhetin për vitin 2022
06/01/2022
Institucionet, Njoftime
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Malishevës, me shumicën e votave të anëtarëve të Kuvendit është miratuar Projekt-Buxheti i Komunës së Malishevës për vitet 2022-2024, me theks të veçantë për vitin 2022, në vlerë prej 15,655,757 €, që krahasuar me vitin e kaluar, është rreth 755 mijë euro më i lartë.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka falënderuar gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që përkrahen miratimin e këtij Projekt-Buxheti, që për synim ka fillimin e realizimit të projektit për Malishevën Urbane dhe përkrahjen e gjithë sektorëve tjerë, konkretisht projekteve tjera me interes të përgjithshëm qytetarë.