leoni

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka nda 10 mijë eurove nga buxheti komunal, për të ndihmuar Komunën e Skenderajt pas vërshimeve të 19 janarit

Kuvendi Komunal i Prizrenit, në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur të martën, ka miratuar propozimin e kryetarit të kësaj komune, Shaqir Totaj, për ndarjen e 10 mijë eurove nga buxheti komunal, për të ndihmuar Komunën e Skenderajt pas vërshimeve të 19 janarit. Me këtë rast, kryetari i Komunë së Skenderajt, Fadil Nura, ka falënderuar kryetarin Totaj për iniciativën dhe Kuvendin Komunal për miratimin e propozimit për mbështetje financiare. “Në emrin tim dhe të komunës së Skenderajt, falënderoj kryetarin e komunës Shaqir Totajn për propozimin dhe Kuvendin Komunal të Prizrenit për ndarjen e shumës financiare prej 10.000 eurosh me rastin e vërshimeve në komunën tonë. Faleminderit Prizren”, ka shkruar kryetari Nura.

 

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …