Udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit prill, e katërta e rregullt për këtë vit kalendarik
Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e LMT-së.
Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga kuvendarët, drejtuar kryetarit të komunës dhe drejtorive përkatëse.
Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve:
Finalizimi i trafos elektrike në lagjen “Vëllezërit Frashëri”
A ka aplikuar Komuna në thirrjen e BE për zgjerimin e rrjetit të Wifi falas.
Furnizimi me lëndë djegëse
Nxjerrja e rregullores së brendshme për rolin dhe funksionimin e medieve dhe portaleve
Rreth vendimit për formimin e komisionit të ekspertëve për fatin e Hotel Park Plaza dhe mospërfshierjen e ekspertëve nga Rahoveci
Ngecje në projektet infrastrukturore
Rreth konkurseve të punësimit
Kanalizimi fekal te familja Zllanoga
Rreth fondit për mbrojtje të mjedisit
Kushtet jo të mira në QKMF dhe QMF
Gjendja jo e mirë e rrugëve në qytet dhe në fshatin Xërxë
Sanimi i gropave në rrugën “Asllan Kleqka”
Tërheqja e konkursit për pozitën e zëvendës drejtorit të QKMF
Mosfunksionimi i transportit për pensionerë
Ndarja jo e duhur e fondeve të subvencioneve në DKRS
Kryetari i komunës, Smajl Latifi, u dha përgjigjje konkrete teksa theksoi se në të gjitha pyetjet e parashtruara, ekzekutivi do të përgjigjet detajisht në mënyrë elektronike.
RENDI I DITËS ishte voluminoz me 14 pika, plus 3 shtesë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve;
3.Shqyrtimi i raportit financiar, janar – mars 2025;
4.Shqyrtimi dhe miratimi i draft-rregullores për transparencë në Komunën e Rahovecit;
5.Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit parauniversitar (IEAA-AP);
6.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale, P-08152-0, ZK-Rahovec;
7.Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale, P-08152-0, ZK-Rahovec;
8.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për dhënie të pronës me qira, P-01496-0, ZK-Retijë;
9.Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formim të komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afat shkurtër të pronës komunale, P-01496-0, ZK-Retijë;
10.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik, P-08994-0, ZK-Rahovec;
11.Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për konstituimin e të drejtës së kalimit (servitutit sendor);
12.Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99) vite të pronës komunale stacionit policor në Rahovec;
13.Shqyrtimi dhe miratimi i vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevojat e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV);
14.Shqyrtimi i informatës mbi implementimin e projektit të mirëmbajtjes dimërore dhe verore të rrugëve në Komunën e Rahovecit, për vitin 2024-2025.
Pikat Shtesë:
1. Shfuqizimi i vendimit me nr. Prot. 01Nr. 21/25, i datës 28.02.2025 për caktimin e lokacionit pēr vendosjen e trafos elektrike.
2.. Për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale për rastet e veçanta.
3. Për formimin e komisionit për caktimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave dhe dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës.
Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.