Kuvendi Komunal i Skenderajt, nën udhëheqjen e kryesueses Adelina Spahiu, dhe me pjesëmarrje të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtorëve komunalë, anëtarëve të Kuvendit, përfaqësuesve të KFOR-it, OSBE-së dhe shoqërisë civile, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:
– Raporti i punës së Ekzekutivit për vitin 2022,
– Propozim vendimi për miratim të Planit të Mobilitetit Urban për Komunën e Skenderajt,
– Informatë për procesin e legalizimit,
– Informatë për procesin e ndërtimit,
Pas diskutimeve në pikat e rendit të ditës dhe sqarimeve shtesë nga kryetari Nura dhe drejtorët komunalë, Kuvendi ka miratuar pikat e rendit të ditës, më përjashtim të pikës Propozim vendim për miratim të listës së emrave për emërtim të rrugëve në komunën e Skenderajt, që është shtyrë për seancën e radhës.