Kuvendi Komunal i Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, në të cilin kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e kuvendit, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka diskutuar për këtë rend të ditës:
– Raporti financiar i shpenzimit të buxhetit për periudhën janar – shtator 2023;
– Propozim-vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Skenderajt me pronën e paluajtshme të personave fizik/juridik;
– Propozim-vendim për miratim të Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore;
– Propozim-vendim për formimin e komisionit përzgjedhës për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë; dhe
– Pyetjet e këshilltarëve
Pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit dhe sqarimeve të nevojshme nga ana e Ekzekutivit, Kuvendi i ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.