Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Kuvendi Komunal i Skenderajt, i kryesuar nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtorët e Ekzekutivit dhe anëtarët e Kuvendit Komunal. Në këtë takim janë diskutuar pikat si në vijim:

– Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027, dhe raporti nga cikli i dëgjimeve buxhetore

– Propozim-vendimi për miratim të Draft – Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj

– Propozim-vendimi për miratim të Draft – Planit Lokal për Transport Rrugor 2024-2028

– Propozim-vendimi për miratim të Draft-Rregullores komunale për kushtet dhe mënyrat e bllokimit dhe zhvendosjes së automjeteve me auto-merimangë

–  Propozim-vendimi për miratim të Planit të punës për punësim të personave me aftësi të kufizuara

– Raporti i punës 2023 i Eko Natyrës

– Propozim-vendimi për shpallje qytetar nderi të Benito Mares, amerikani që e ideoi dhe financoi kompleksin e dëshmorëve në Morinë

Kuvendi Komunal, pas diskutimeve nga anëtarët e tij dhe përgjigjeve nga kryetari Nura dhe drejtorët, ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

May be an image of 8 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …