Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të dytën për këtë vit

Kuvendi Komunal i Skenderajt, nën udhëheqjen e kryesueses Adelina Spahiu, në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e kuvendit, përfaqësues të OSBE-së dhe të shoqërisë civile, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të dytën për këtë vit.

Mbledhja u mbajt me këtë rend dite:

  1. Fjala hyrëse;

  2. Miratimi i rendit të ditës;

  3. Shqyrtimi i dy procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara;

  4. Propozim-vendimi për zëvendësimin e anëtares së Kuvendit znj.Fatbardha Haliti-Mustafa, me anëtaren znj. Ervina Vojvoda, si dhe dhënia e betimit, me Nr.01.020/01-0010609/24, të datës 21.02.2024.

  5. Propozim-vendim për zëvendësimin e anëtares së Komitetit për Politik dhe Financa (KPF) znj. Fatbardha Haliti-Mustafa, me Nr.01.020/01-0010606/24, të datës 21.02.2024.

  6. Informatë lidhur me ndryshimet në Zyrën Kadastrale, Drejtoria për Gjeodezi Kadastër e Pronësi.

  7. Pyetjet e këshilltarëve në pika të ndryshme.

Pas diskutimeve në pikat e mësipërme dhe sqarimeve të nevojshme nga kryetari Nura dhe drejtorët komunalë, Kuvendi ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …