Kuvendi komunal i Skënderajt ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës

Kuvendi Komunal i Skënderajt nën udhëheqjen e kryesueses Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

– Raporti financiar i realizimit të buxhetit për periudhën janar – shtator 2024

– Propozim vendimi për miratim të raportit përfundimtar të komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore

– Propozim vendimi për ngritje të planit të të hyrave vetanake

– Informatë për muajin e solidaritetit – tetor 2024

Pas diskutimeve të pikave të rendit të ditës nga ana e anëtarëve të Kuvendit, dhe përgjigjjeve nga kryetari i Komunës z. Fadil Nura si dhe drejtorët e Ekzekutivit, Kuvendi komunal i Komunës së Skënderajt ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …