Kuvendi komunal i Vitisë, diskutoi rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027

Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt. Kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi, fillimisht ka njoftuar rreth vlerësimit te ligjshmërisë së akteve te nxjerre nga Kuvendi Komunal i Vitisë në mbledhjen e fundit, ndërkohë që pas pjesës së pyetjeve te parashtruar nga këshilltarët e Kuvendit Komunal dhe përgjigjeve te dhëna nga ekzekutivi, në veçanti të kryetarit, Sokol Haliti dhe zëvendësit të tij, Hasan Aliu janë votuar pikat e rendit të ditës të parapara për seancën e sotme. Ndër pikat që pati diskutime nga këshilltarët ishte ajo e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027 e cila u prezantuan nga Milihate Ajeti, drejtoresh për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim. Sipas këtij dokumenti,  buxheti i vitit 2025 në krahasim me buxhetin e këtij viti në tërësi ka shënuar rritje prej 7,76%, kjo pasi që buxheti i vitit 2024 është në shume prej 16.658,191 € kurse në vitin 2025 pritet të jete 17.945,621€. Rritje të buxhetit parashihet te këtë deri në vitin 2027 dhe atë në total deri 19,696.968 euro. Drejtoresha Ajeti, shtoj se ata do te mbajnë dëgjime buxhetore për te marre edhe mendimet e qytetarëve për orientimin e investimeve kapitale në lokalitete të ndryshme. Ndërkaq pas prezantimit te KAB-it, këshilltarët e Kuvendit Komunal kërkuan sqarime rreth këtij dokumenti. Po ashtu ne këtë seance janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2023 ne vitin 2024. Propozim vendimi për plotësimin-ndryshim te vendimit Nr.01-110/05-670, te datës 30.04.2024 për aprovimin për bartjen e mjeteve nga një projekt në projektet tjera në shumë prej (148.376, 16) euro. Propozim vendimi për plotësimin e vendimit me nr. 01-060/01-116 të datës 01.02.2024 për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronat e paluajtshme në pronësi te pronarëve Kadri (Bislim) Emërllahu dhe Agron (Ahmet) Ahmeti, si dhe Propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e Planit vjetori te punës së Kuvendit Komunal të Vitisë. Ndërkaq jashtë rendit të ditës së paraparë u votua Propozim Vendim për plotësim ndryshim të vendimit me Nr. 01-1101/05 – 834.

1 datës 31.05.2024 për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës paluajtshme të komunës tek shtëpia e kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në shfrytëzim  afat  shkurtër prej 13 viteve. Kjo pasi që ishte kërkesë e MAPL-së  që duhet të ndryshohet nga 13 vite në 15vite.

May be an image of 14 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …