Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2023 dhe miratoi  Plani zhvillimor komunal 2023-2031

Kuvendi i Komunal i Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e fundit për vitin 2023, respektivisht të 11-ën e rregullt , ku janë shqyrtuar një varg pikash të rendit të ditës e ndër to edhe ka miratuar  Planin Zhvillimor Komunal për periudhën 2023 – 2031. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të  Vitisë, Bekim Azizi, me qenë se ishte takimi fundit i këtij organi për vitin 2023, ka falënderuar asamblistët për kontributin e dhënë gjatë seancave të mbajtura gjatë këtij viti.  Ndër pikat që u diskutua në këtë mbledhje ishte ajo për Planin  Zhvillimor Komunal për periudhën 2023 – 2031 (PZHK),  që e prezantoi Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit. Sipas këtij plani,  pritet të jetë bazë për një zhvillim të qëndrueshëm për komunën e Vitisë si në ruajtjen e mjedisit, por edhe shfrytëzimin e përkohshëm të resurseve për zhvillim ekonomik, për gjeneratat e ardhshme si dhe balancimin e zhvillimeve hapësinore dhe të tjerë. Gjithashtu bëhet me dije se ky plan është dokument që hartohet për territorin e komunës së Vitisë për periudhën kohore 2023-2031 dhe jep udhëzime konkrete për veprimet që duhet të ndërmerren, nevojën e ndërmarrjes së atyre veprimeve, si dhe për mënyrën e realizimit të tyre. Megjithatë pas diskutimit ky plan ka marrë shumicën e votave nga ana e këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Vitisë.  Gjithashtu në këtë mbledhjen janë miratuar edhe propozim vendimi për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të komunës, që planifikohen për periudhën në shfrytëzim gjatë vitit 2024, propozim vendimi për ndryshim-plotësim të Vendimit me Nr.01-110/05-1311, të datës 30.10.2023 për dhënien në shfrytëzim pronën e paluajtshme të komunës Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe furnizim me energji elektrike sh.a (KEDS) në Viti për vendosjen e trafove elektrike, propozim vendimi për planin e punës së Komitetit për Komunitete të Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2024, si dhe propozim vendimi për aprovimin e punës së komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjate të pronave në fshatin Devaje te Komunës së Vitisë. Përpos këtyre pikave që ishin paraparë për këtë seancë, u inkorporuan edhe  tri pika të tjera si pika e propozim vendimit për mbështetjen financiare për shpenzimet e strehimores “Liria” në Gjilan, për një periudhë trevjeçare 2024-2026. Gjithashtu u dha një raporti i ekipit  të Auditimit Social në Viti, si dhe një informatë për zbatimin e planit të Integritetit për Komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …