Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt, ku janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika të rëndësishme për qytetarët vitias. Me qenë se në Kosovë është fushatë elektorale për shkak të zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen me 9 shkurt, përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvend kanë vendosur të jenë më të rezervuar. Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi dhe zv.kryetari i komunës Hasan Aliu kanë falënderuar subjektet politike për frymën e mirë demokratike në Viti.
Për ndryshe në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar këto pika:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dymbëdhjetë e Kuvendit Komunal
Propozim vendim për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë për vitin 2025.
Propozim vendim për plotësimin-ndryshimin e vendimit Nr. 01-035/02-1356, të datës 29.11.2024, për caktimin e normave tatimore për tatimin për pronat e paluajtshme për vitin 2025.
Propozim vendimi për ndryshimin-plotësimin e vendimit paraprak me nr. 01-035/02-1358 të datës 29.11.2024 për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes procedurës së shprehjes së interesit
Gjithashtu u dhanë edhe këto informata:
Informatë mbi punën e kuvendit komunal dhe komiteteve funksionale për periudhën Janar -Dhjetor 2024.
Informatë mbi punën e komitetit për komunitete të komunës së Vitisë për periudhën Janar -Dhjetor 2024. 7. Informatë për zbatimin e planit te KKSB-së për vitin 2024.
Ndërsa jashtë rendit të ditës u votua edhe ndryshim plotësimi i rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba.